“Titanik” dhe “Titanik 3” të PSP-së sot në Gjykatën Penale

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen gjykimet për lëndët “Maxhar Telekom”, “Titanik” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Lënda “Maxhar Telekom” do të vazhdojë me dëshminë e profesorit Borçe Davitkovski. Seanca e fundit është shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore të dëshmitarit Stevica Josifovski, ndërsa ai, sipas kërkesës së prokurores Lile Stefanova, do të dëshmojë më 19 qershor. Stefanova sqaroi se duhet të përgatitet për dëshminë e tij, sepse i njëjti në vitin 2009 në Prokurorinë Publike ka dhënë deklaratë se gjatë hetimit të pavarur të brendshëm nga këshilli i i drejtorëve të kompanisë dhe theksoi se pas hetimit do të mund të deklarohet.

Rasti “Titanik” gjendet në procedurë dëshmuese dhe jepen dëshmi të propozuara nga PSP-ja. Bëhet fjalë për rreth 5,900 dëshmi materiale. prezantohen dokumente personale, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për persona të plotfuqishëm, ekstrakte nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeki, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov , Dalibor Aleskoviç dhe Lenka Rashajkovska.

Ata akuzohen për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor si dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës.

Gjykim sot duhet të mbahet edhe për rastin “Titanik 3” në të cilin të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI-ja. Ata akuzohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor.