“Titanik”, mbrojtja kërkon ndërprerjen e procedurës

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” është shtyrë për më 4 shtator, në kërkesë të prokurores të PSP-së Lile Stefanova.

Marketing

Shtyrja është kërkuar pasi mbrojtja e të akuzuarve propozoi ndërprerje të procedurës për “Titanik” deri në zgjidhjen e situatës me prokuroren publike Katica Janeva, e cila sipas tyre është e vetmja që është kompetente t’i përfaqësojë lëndët e PSP-së.

Prokurorja Stefanova në lidhje me propozimin e mbrojtjes tha se PSP vlerëson se autorizimet e Janevës ende janë të vlefshme edhe pse është jokontestues fakti se ajo gjendet në paraburgim për rastin “Reket”.

Para fillimit të seancës, avokati Dimitar Dangov kërkoi ndërprerje të debatit kryesor, për shkak siç tha, paraburgimit të caktuar të Janevës për lëndën “Reket”.
I akuzuari Ilija Dimovski, megjithatë gjykatës i potencoi se në pajtim me ngjarjet, mund të konsiderojë se procedura e shqyrtimit të punës së PSP-së ka filluar.

Procesin e zhvillon gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Lile Stefanova.
Deri më tani janë nxjerrë rreth 4.850 nga mbi 5.900 dëshmi të propozuara materiale nga PSP-ja.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata akuzohen për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. .

Marketing