Titulli kampion, Ramadani kishte mbajtur një fjalim emocionues para ndeshjes me Gjilanin

14:25 | 17 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani ka hyrë në histori të Superligës së Kosovës.

Ramadani, i cili ka pasur një sezon fantastik me Prishtinën, ka mbajtur një fjalim para lojtarëve para ndeshjes me SG Gjilanin në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

43 vjeçari theksoi para lojtarëve se ky titull është shumë i rëndësishëm për Prishtinën pasi mund të fitohet pas tetë vitesh, ndërkohë nuk harroi të flasë për sakrificat e të gjithë atyre njerëzve në mënyrë që Prishtina të shijojë mundësinë për titull.

Sipas Ramadanit, veçantia e këtij titulli është koha e mungesës së tij. Ai porositi lojtarët të shpërblejnë tifozët, familjarët dhe të gjithë njerëzit që shikojnë Prishtinën.

Më poshtë mund të shihni fjalimin e plotë të Ramadanit./Lajmi.net/