Juventus e ka mbyllur me fitore xhiron e 11-të në Serie A.

Skuadra e Massimiliano Allegrit shënoi fitore me rezultatin 3:1 ndaj Cagliarit

Kaluan vetëm 44 sekonda lojë kur Dybala zhbllokoi sfidën, për rezultatin 1:0.

Reagimi i mysafirëve erdhi tek në minutën e 36’ me anë të Joao Pedro i cili realizoi një super gol.

Vetëm dy minuta zgjati gëzimi i Cagliarit, pasi Bradaric në minutën e 38’ realizoi auto gol për të rikthyer epërsinë e Juventus.

Pjesa e dytë tregoi edhe disa raste të mira për Juventus. Duhej pritur deri në minutën e 86′ për të parë golin e tretë, i cili erdhi nga Cuadrado, pas asistimit të CR7.

Me këtë fitore Juventus ngritët në kuotën e 31 pikëve dhe është lider në tabelë me gjashtë pikë më shumë se ndjekësi Inter.