Tjetër viktimë në Kosovë: Vdes nga Covid-19, zyrtari i Gjykatës Kushtetuese

Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet Berisha ka vdekur nga Covid-19.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar kolegu i tij përmes një shkrimi në llogarinë në Facebook.

Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e kolegut tonë të dashur Shefqet Berisha (nga virusi Covid19). I shprehim…

Publiée par Bashkim Perçuku sur Vendredi 31 juillet 2020

Rreth 600 pacientë janë të hospitalizuar në Qendrën Klinike Unviversitare dhe spitalet e tjera të vendit, 398 prej të cilëve janë të konfirmuar me COVID-19.

Detaje rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 15 pacientë janë në respiratorë, 24 me CPAP dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar 226 raste të reja me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 115 pacientëve.

Numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 8 mijë e 330, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Marketing