Tjetër zjarr në Karadak të Shkupit

Vazhdon të digjet mali në zonën e Malësisë së Karadakut të Shkupit, këtë herë në afërsi të fshatit Viniçe.

Marketing

Nga brigada e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit thonë se tre automjete të zjarrfikësve me nëntë zjarrfikës janë nisur për ta shuar zjarrin, sipas tyre zjarri është në terren të paarritshëm dhe nëse zjarrfikësit nuk do të mund të vënë nën kontroll, në ndihmë do të thirret Armata.

Dje zjarrfikësit e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë shuar zjarrin pyjor në mes fshatrave Bërnjancë dhe Strçincë ku është djegur pylli i ulët.

Zjarret e ditëve të fundit përveç dëmeve pyjore kanë shkaktuar edhe ndotje enorme të ajrit në Shkup. Në lagjen Karposh janë shënuar parametra alarmues prej 236 pm10.

Marketing