Tmerr në Shkodër, dy persona i fusin thikën 38-vjeçarit

Tronditet Shkodra nga një ngjarje e hidhur.

Marketing

Mësohet se një person është plagosur me thikë në lagjen “Mark Lula”.

Nga informacionet paraprake raportohet se dy persona goditën me thikë 38-vjeçarin Vat Shpati për motive ende të paditura.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, por ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.

Sakaq, policia është vënë në kërkim të dy autorëve.

Marketing