“TNT”, Janakieski: Iku gomari, tani goditni samarin, “nuk kam nënshkruar asnjë dokument për leje”

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i akuzuar i dytë në lëndën TNT për shkatërrimin e objektit Kosmos, gjatë dhënies së dëshmisë së tij tha se ai nuk ka pasur asnjë interes dhe motiv për shkatërrim të një objekti për të cilin as nuk ka dhënë leje për ndërtim.

Marketing

“Ministria për Transport dhe Lidhje nuk ka pasur dhe nuk ka kompetenca për të dhënë leje për ndërtim të objekteve si ai i “Kosmos-it”. Të gjitha kompetencat i kishte njësia e vetëqeverisjes lokale përkatësisht Komuna e Gazi Babës”, u shpreh ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Janakieski kërkoi që në këtë lëndë të dëshmojë edhe biznismeni Fiat Canoski, sepse Canoski gjatë gjithë kohës ka komunikuar më të akuzuarin e parë Nikolla Gruevski që për fat të keq nuk është këtu, shtoi Janakieski.

“Fijat Canoski gjatë periudhës nga prilli i vitit 2010 deri në gusht të vitit 2011, kishte komunikim intensiv me të akuzuarin e parë Nikolla Gruevski. Ai e di të vërtetën për rastin. Dua ta pyes Canoskin për raportet me Sasho Mijallkovin, Musa Xhaferin dhe Ali Ahmetin që të tregojë se çfarë i kanë premtuar. Unë nuk i kam premtuar se do t’i lejoj të ndërtojë diçka në kundërshtim me Ligjin për ndërtim. Asnjë dokument nuk kam nënshkruar. Nuk mundet Mile të jetë vetëm për faktin se jam përgjuar 24 orë unë dhe gruaja ime”, tha Mile Janakieski.

Eksponentë të VMRO-DPMNE-s Nevenka Stamenovska, Zhaklina Peshevska, Aleksandër Trajkovski dhe përfaqësues të Komitetit komunal të VMRO-DPMNE-së në Komunën e Gazi Babës me fillim të seancës gjyqësore për TNT erdhën para gjykatës që të marrin pjesë si publik e tu japin përkrahje të akuzuarve, të cilët duhet të dëshmonin sot. Shërbimet policore të gjykatës nuk lejuan të hyjnë brenda për shkaqe sigurie dhe se salla gjyqësore është e mbushur me gazetarë. Ndërkohë që pikërisht Aleksandër Trajkovski është ai që në vitin e kaluar u pa në foto bashkë me ish-kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski në Budapest. Në seancën gjyqësore për TNT po thuhen fjalët përfundimtare të të akuzuarve. I gjithë procesi duhet të përfundojë deri më datën 24 dhjetor të këtij viti pikërisht edhe dita kur ju skadon afati dy gjykatësve porotë të trupit gjykues. Nëse i njëjti nuk përfundon rrezikon që i gjithë rasti që zgjati 2 vjet dhe që ka 20 mijë faqë material, mund të rikthehet nga e para. Sipas aktakuzës së PPS-së për shkak të hakmarrjes politike Nikolla Gruevski ka urdhëruar që të shkatërrohet objekti Kosmos i biznesmenit Fiat Canoski sepse në vitin 2011 Canoski pat ndërprerë koalicionin me VMRO-DPMNE. Të akuzuar të tjerë janë ish-kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski dhe të punësuar të tjerë në komunë. Ndërsa biznesmeni Fiat Canoski për shkatërrimin e kompleksit “Kosmos” nga shteti ka kërkuar dëmshpërblim prej 58.8 milion eurosh.

Marketing