Todorov: Mickoski të ndryshojë ose të bëjë gati valixhet

Ndryshoni rrënjësisht taktikën, luftoni prej brenda dhe përpiquni të ndikoni në kursin e partisë, për shkak se është e qartë se po çojnë në drejtim të gabuar. Po e çojnë drejt humbjes në zgjedhjet presidenciale, thotë ish ministri Nikolla Todorov, i cili para pak kohe u përjashtua nga VMRO-DPMNE-ja.

Marketing

Todorov në një postim në Facebook thotë se anëtarësia dhe përkrahësit presin fitore të VMRO-DPMNE në zgjedhjet presidenciale dhe se fokusi duhet të jetë aty, kurse jo në, siç thotë ai, opsesionin e Mickoskit që me çdo kusht të bëhet kryeministër.

– Ai opsesioni në kombinim me sedrën e tij të paparë e tërheqin edhe atë edhe partinë teposhtë. Miskoski kryeministër nuk do të bëhet nëse VMRO i humb zgjedhjet presidenciale. Atëherë do të ikë. Do ta ketë patjetër, do të jetë e pashmangshme, për shkak se anëtarësia do ta kuptojë se po udhëhiqet nga një lider i cili nuk mund dhe nuk di si të realizojë fitore. Anëtarësia do të jetë e frustruar nga fakti që edhe më tepër do të përforcohet LSDM-ja në pushtet. Humbja është humbje, veçanërisht në zgjedhjet presidenciale, mirëpo fakti që me atë do t’i ndihmojë Zaevit dhe LSDM-së të fitojnë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më irriton dhe është krejtësisht e papranueshme për numrin më të madhe të anëtarëve – thotë Todorov.

Ai thekson “të mos mendohet për zgjedhje parlamentare, të mos mendohet për kolltukët, as për atë të kreut të VMRO-së, as të kryeministrit por për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe partia të fillojë seriozisht të ndryshohet, të demokratizohet dhe të reformohet që të shndërrohet në parti evropiane, moderne, e qendrës së djathtë politike”.

Në të kundërtën, i dërgoi porosi Mickoskit t’i bëjë gati valixhet.

-Si dëshirojmë të fitojmë nëse prapë do të jemi të hidhëruar me tërë botën, përsëri ndahen njerëzit në tradhtarë dhe patriotë dhe sërish jetojmë në të kaluarën? Të ndarë dhe të përçarë, në mënyrë plotësuese po e ndajmë indin nacionale maqedonas edhe ashtu të ndarë. Tek të rinjtë jemi katastrofë, në Shkup nuk kalojmë – shkruan Todorov.

Marketing