Todorov: Nuk do ta bojkotoj referendumin

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe anëtari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Todorov konfirmoi se nuk do ta bojkotojë referendumin e ardhshëm, por se do të bëjë që fletëvotimi të jetë i pavlefshëm. Ai thotë se pasi që më parë kishte thënë se secila zgjidhje eventuale duhet të kalojë në referendum para qytetarëve, tani nuk do të ishte korrekte që të bojkotojë ose të bëjë thirrje për bojkot.

Marketing

“Si anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe si konservativ nuk më thotë zemra që të rrethoj “për”. Unë jam kundër kësaj marrëveshje sepse vlerësoj se marrëveshja është e keqe, më pengon dhe më shkakton ndjenjë të keqe fakti që duhet edhe brenda vendit të thirremi me emrin e ri i cili na imponohet.

Të na imponohet se si do të thirremi brenda shtetit, këtë nuk mund ta pranoj”, tha Todorov në intervistë për Telmën dhe shtoi se do të ishte shumë më mirë që të ndryshohet emri për përdorim të jashtëm dhe FYROM të zëvendësohet me Maqedonia Veriore.

Pjesë tjetër kontestuese, për çka nuk mund të votohet “për”, siç tha, është edhe ajo që disa pjesë të marrëveshjes kanë të bëjnë me historinë.

“Unë çdoherë e kam pasur të qartë se nëse ka ndonjë marrëveshje ajo çdoherë do të jetë më shumë në dobi të Greqisë, sesa të Maqedonisë, kjo është çështje e rëndë. Të gjithë provuar të gjejnë ndonjë zgjidhje.

Tani kemi zgjidhje e cila nuk është e mirë, por a do të jetë më mirë në të ardhmen, unë do të thosha shumë rëndë. Në të kaluarën ndoshta do të kishim mundur, por në të ardhmen jo, sepse thënë kushtimisht askush nuk do të heq dorë nga pozitat e marra në negociatat, Maqedonia nga gjuha dhe shtetësia maqedonase, ndërsa Greqia nga erga omnes”, tha Todorov.

Shtoi se vështirë i ulet numri i madh i komenteve negative në profilin e tij në Fejsbuk të VMRO-DPMNE-së.

“Nuk kam frikë për jetën time, por komentet më prekin, veçanërisht që një pjesë të tyre edhe i njoh. Dhe prandaj këtë nuk e bëj për ta tradhtuar VMRO-DPMNE-në, asnjëherë dhe me kurrfarë kushte nuk do ta tradhtoja VMRO-DPMNE-në”, tha Todorov.