Todorov: VMRO edhe sikur të ketë 80 deputet, nuk do e shfuqizojë marrëveshjen e Prespës

Ish ministri i shëndetësisë nga rradhët e VMRO-së Nikola Todorov në një intervistë të fundit ka thënë se VMRO duhet të veprojë ndjeshëm në raport me marrëveshjen e Prespës.

Marketing

“Unë nuk jam përplasur me Mickoskin dhe vendimin që të më largojë nga partia duke parë atë nga qëndrimi që kam për referendumin në kornizat e qëndrimit të partisë, unë dola dhe thash se bojkoti nuk është i drejtë dhe të dilet të votohet me shfuqizim me letër. Tash mund të flitet shumë se në një moment VMRO nuk ka qenë pikërisht në anën e vërtetë. Në rast se kreu i partisë nuk arrinë të kap kycjen e imazhit të lartë atëherë do vij deri tek ndryshimi i tij. Gjithë bota e përshëndet marrëveshjen e Prespës, madje edhe Rusia e pranoi. Nëse pretendon të bëhesh kryeministër disa gjëra duhet të pranosh, nëse si parti keni zgjedhur të jeni kundër marrëveshjes, atëherë para Bashkësisë Ndërkombëtare duhet guximshëm t’i thoni, kur do vijmë në pushtet do të shfuqizojmë marrëveshjen, por nëse e dini se marrëveshja është punë e mbaruar duhet tia thoni qytetarëve, VMRO edhe të ketë 80 deputet nuk do e shfuqizojë marëveshjen”, ka thënë kështu Todorov.

Marketing