“Toka e Mjaltit” nominohet në dy kategori për “Oskar”

Filmi dokumentar “Toka e Mjaltit” nga ana e akademisë amerikane të filmit nominohet në dy kategori për “Oskar” – për dokumentar më të mirë dhe për film të huaj më të mirë.

Marketing

“Kjo është hera e parë në historinë e “Oskarëve”, një film dokumentar të nominohet në dy kategori, që do të thotë se nuk është vetëm sukses i përmasave historike por gjithsesi vërteton se gjuha e dokumentarit hyn në epokën e vlerësimit të vërtetë, ku qëndron krah për krah me narracionin fiktiv dhe për shkak të realitetit të tij, meriton vëzhgim të veçantë. Nxitë dhembshuri të sinqertë, që nuk harrohet pas shikimit të filmit”, shkroi ekipi i “Tokës së Mjaltit” në profilin e tyre në Fejsbuk.

Ekipi i filmit dokumentar theksoi se kjo paraqet arritje të madhe për filmin.

“Janë të mëdha festivalet, të cilat e lartësojnë. Por edhe më i madh duhet të jetë ndryshimi për të cilin shpresojmë. Ai ndryshim fillon nga secili prej nesh individualisht”, theksuan ata.

Në mes pesë dokumentarëve më të mirë të nominuar përkrah “Toka e Mjaltit” janë edhe “Fabrika Amerikane”, “Shpella”, “Koha e Demokracisë” dhe “Për Samën”, ndërsa për film më të mirë të huaj të nominuar janë edhe “Korpus Krishti” nga Polonia, “Të mallkuarit” nga Franca, “Dhimbje dhe Lavdi” nga Spanja si dhe “Parazit” nga Korea Jugore.

“Toka e Mjaltit” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov është një nga filmat më të vlerësuar të vendit me çmime deri më tani. Ai në muajin dhjetor e mori çmimin për kinematografi më të mirë, Çmimin Ndërkombëtar për Filma Dokumentarë, në ngjarjen më prestigjioze botërore e këtij zhanri në Los-Anxhelos. “Toka e Mjaltit” u dekorua edhe me çmimin “Pare Lorenc” “si shembull për incizimin e filmit, me fokusim të veçantë shfrytëzimin e ambientit jetësor”.
Sipas regjisorit Stefanov, filmi nuk është vetëm për bletët dhe mjaltin por edhe për problemet e mëdha ekologjike në botë.

“Problemi që e adreson filmi është shfrytëzimi i tepërt i burimeve natyrore”, deklaroi Stefanova për Zërin e Amerikës.
Ndarja e çmimeve “Oskar” është më 9 shkurt të vitit 2020.
Kjo është hera e parë që një film nga Maqedonia e Veriut të nominohet për “Oskar” në dy kategori. Deri më tani “Para shiut” e Millço Mançevskit ishte filmi i vetëm nga vendi që nga pavarësia e shtetit të nominohet për “Oskar” në vitin 1995, ndërsa i nominuar për “Oskar” në ish-Jugosllavi ishte edhe filmi dokumentar i Stole Popov – “DAE” në vitin 1979.

Marketing