Toka pa ujë, sipas NASA-s: Pamje që tregojnë se si do të dukej planeti ynë, nëse oqeanet do të avulloheshin!

Ish-punonjësi i Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës, (NASA), ka publikuar një video interesante që tregon se si do të dukej pamja e planetit nëse oqeanet – të cilat mbulojnë tre të pestat e sipërfaqes – do të avulloheshin.

Marketing

Shkencëtari James O’Donoghue, i cili tani punon në Agjencinë Japoneze të Hapësirës (JAXA) ka ripublikuar një video të vitit 2008 e cila u bë nga animatori i NASA-s, Horace Mitchell.

Në sekondat e para të videos shihet teksa toka e parë që shfaqet poshtë detit, janë ato rajone që rrethojnë skajet e vendeve të tokës kontinentale, të njohura si “rafte kontinentale”.

Këto “rafte” përbëjnë rreth tetë për qind të sipërfaqes totale të mbuluar nga oqeanet e Tokës.

Ato gjenden rreth 460 metra nën nivelin e detit, përveç atyre në Arktikë dhe Antarktikë ku “raftet” ndodhen në thellësi më të mëdha.

“Unë e ngadalësova pak fillimin e videos, pasi në mënyrë të habitshme, ka shumë peizazh nënujorë të zbuluar menjëherë në dhjetëra metrat e parë”, ka thënë O’Donoghue.

Disa nga këto “rafte kontinentale” u ekspozuan mijëra vjet më parë, dhe njerëzit e lashtë i përdorën ato për të udhëtuar në vende që nuk i kishin vizituar më parë.