Tokio, racion ushqimor falas për ato që shmangin rrëmujën e mëngjesit në metro

Përgjegjësit për njërën nga linjat më të frekuentuara të metrosë së Tokios në Japoni, ofrojnë një racion ushqimor për udhëtarët të cilët do të shmangin kulmin e fluksit së mëngjesit, më saktësisht për ata të cilët do të përdorin metron para kësaj periudhe.

Marketing

Mediat japoneze shkruajnë se një kompani ofron një racion me ushqimin tradicional Tempura, për udhëtarët të cilët do të përdorin metron para turmave të mëngjesit.

Nëse në dy javët e ardhshme ata arrijnë qëllimin prej 2.500 udhëtarëve do të shërbejnë “soba” dhe nëse arrijnë objektivin prej 3.000 udhëtarëve, atëherë do të shpërndajnë falas prej ushqimit tradicional “combo” dhe “tempura”.

Aktualisht fushata është mbështetur nga rreth 1.000 punëdhënës.

Linja Tozai gjatë ditëve të punës në orët mes 07:50 dhe 08:50 përdoret nga mbi 76.000 udhëtarë ose dyfishi i kapacitetit të trenave në atë linjë.

Metro në Tokio bart çdo ditë rreth 7.2 milionë udhëtarë./AA