Tomonie: Pritjet për hapjen e negociatave ishin joreale

Ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Kristian Timonie në konferencën e sotme për shtyp në godinën e Ambasadës franceze në Shkup mes tjerash tha se disa vende kishin bërë disa premtime, por më pas përgjegjësinë për mosmarrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE ia zhvendosën shteteve tjera.

Marketing

“Ne kemi qenë gjithmonë shumë të kujdesshëm dhe realistë. Disa vende kanë bërë premtime dhe më pas përgjegjësinë e kanë transferuar te vendet tjera, ndërsa tani duhet të mbajnë përgjegjësinë. Në qershor të vitit të kaluar, Bundestag nuk ishte përgatitur për derisa duhej të bisedohej për situatën reale të problemeve. Pastaj në mënyrë misterioze gjatë gjithë verës, u ngritën pritjet se vendimi për fillimin e negociatave do të kompensohej me Marrëveshjen e Prespës, dhe kështu ndryshuan perspektivat”, tha Timonie.

Marketing