Toni: Dybala asnjëherë nuk ka treguar që është lider

17:58 | 15 Prill 2021

Marketing

Fituesi i Kupës së Botës, Luca Toni ka vënë në pyetje kërkesat për pagë të Paulo Dybalas sepse ka mendimin se argjentinasi nuk ka treguar asnjëherë që është lider.

Ish sulmuesi i Juventusit për Tuttosport, ka folur lidhur me Cristiano Ronaldon dhe dha mendimin personal për rinovimin e komplikuar të Dybalas, përcjellë lajmi.net.

“Është e qartë se është problemi kryesor. Por, nëse vërtetë pyet për 14 ose 15 milionë euro në moment të tillë”.

“Ky djalë ka potencial të madh, por asnjëherë nuk ka treguar që është lider në Juventus. Nuk e di nëse varet nga prezenca e Ronaldos”, deklaroi ai.

Dybala ka pësuar lëndime të shpeshta këtë edicion duke zhvilluar vetëm 13 ndeshje në Seria A, duke kontribuar me tri gola dhe dy asistime./Lajmi.net/

Marketing