Top 20 trajnerët më të paguar në botë

France Football e ka publikuar listën me trajnerët me pagat më të larta në botën e futbollit dhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e kryeson këtë listë me një dallim të madh prej kolegëve të tij.

Marketing

Trajneri argjentinas e ka drejtuar Atletico Madridit në njërën prej periudhave më të suksesshme në histori të klubit. Për këtë punë, ai është shpërblyer mjaft shumë nga punëdhënësit e tij, transmeton Gazeta Express.
Simeone i fiton 10 milionë euro më shumë sesa që i fitonte Jose Mourinho kur ishte ende në pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit.

Krahas kësaj, France Football e ka publikuar edhe listën me futbollistët më të paguar në botë dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mbetet ylli me pagën më të lartë nga klubi i tij në botën e këtij sporti.

Top 20 trajnerët më të paguar në botë:

20. Dragan Stojkovic – Guangzhou R&F (7 milionë euro)

19. Unai Emery – Arsenal (7 milionë euro)

18. Zinedine Zidane – Real Madrid (7.5 milionë euro)

17. Niko Kovac – Bayern Munich (7.5 milionë euro)

16. Victor Pereira – Shanghai SIPG (7.5 milionë euro)

15. Luciano Spalletti – Inter (8.3 milionë euro)

14. Mauricio Pochettino – Tottenham (10 milionë euro)

13. Antonio Conte – ish-trajner i Chelseat (11.3 milionë euro)

12. Carlo Ancelotti – Napoli (12 milionë euro)

11. Leonardo Jardim – Monaco (13 milionë euro)

10. Jurgen Klopp – Liverpool (13 milionë euro)

9. Marcello Lippi – Ekipi kombëtar i Kinës (13 milionë euro)

8. Massimiliano Allegri – Juventus (13.5 milionë euro)

7. Fabio Cannavaro – Guangzhou Evergrande Taobao (15 milionë euro)

6. Arsene Wenger – Ish-trajner i Arsenalit (20.5 milionë euro)

5. Ernesto Valverde – Barcelona (23 milionë euro)

4. Pep Guardiola – Manchester City (24 milionë euro)

3. Thierry Henry – Ish-trajner i Monacos (25.5 milionë euro)

2. Jose Mourinho – Ish-trajner i Manchester Unitedit (31 milionë euro)

1. Diego Simeone – Atletico Madrid (41 milionë euro)