Top ‘bombarduesit’ e vitit 2018 në pesë ligat kryesore të Evropës

Rivaliteti mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon në secilin aspekt në futboll.

Marketing

Dy lojtarët që cilësohen si më të mirët në histori të futbollit, janë në garë edhe për golashënuesin më të mirë në pesë ligat evropiane, me golat e shënuara vetëm në kampionatet nacionale.

Cristiano Ronaldo që në vitin 2018 ka shënuar gola në ligë për Real Madrid dhe Juventus, kryeson në renditje me 30 gola, dy më shumë se Lionel Messi, që ka shënuar 28.

Vendi i tretë i takon Luis Suarez me 24 gola, për të vazhduar me Lewandowskin, Immobile, Salah dhe Thauvin, që kanë realizuar nga 21 gola.

Renditja vazhdon me Stuani që ka shënuar 20 gola, i ndjekur nga Icardi dhe Dost, me nga 19.

Marketing