Gjithçka është gati për startin e Botërorit Rusi 2018. Në Rusi mbërriti edhe topi që do të luhet ndeshja e parë e këtij aktiviteti, top i cili erdhi nga hapësira.

Telstar 18 mbërriti në tokë, pas 168 ditë në stacionin hapësinor dhe për ta zbritur në tokë nga kosmonauti rus Anton Shkaplerov, që u rikthye nga misioni së bashku me austronautin e NASA-s, Scott Tingle dhe austronauti japonez Norishige Kanai.

Topi u dërgua në hapësirë nga kozmonauti tjetër rus Oleg Artemiev. Ndeshja e parë e Botërorit do të luhet më 14 qershor në Luzhniki Stadium.

Artikulli paraprakParashtrohen rreth 3000 kërkesa për subvencione për biçikleta
Artikulli tjetërTetovë, raporti i policisë për vrasjen e 38 vjeçarit