Topojani dhe Stefanofski thellojnë bashkëpunimin për riarsimimin e të burgosurve në Qendrën edukative korrektuese në Tetovë

Në ambientet e shkollës fillore për të rritur A.S.Makarenko-Shkup u zhvillua një takim në mes drejtorit të shkollës z.Hazbi Topojani dhe drejtorit të Qendrës të (burgosurve) korrektuese z.Zoran Stefanovski për të thelluar dhe për të vazhduar bashkëpunimin shumë vjeçar mes këtyre dy institucioneve .
Edhe këtë vit shkollor në Qendrën e të burgosurve – korrektuese në Tetovë ka një numër të konsiderueshëm të burgosurve që ende kanë nevojë për riarsimim si dhe u kërkua nga drejtoria që Shkolla fillore për të rritur A.S.Makarenko-Shkup qe është i vetmi institucion në vend që organizon mësim për të rritur .
Në fund u dakorduan që edhe këtyre të burgosurve që tju mundësohet shkollimi që është i garantuar me ligj dhe kushtetutë pasi qendra korrektuese i plotëson kushtet edhe kriteret për zhvillim normal të procesit mësimor por duhet një ndihmë nga ana e Ministrisë së drejtësisë dhe MASH-it.

Marketing
Marketing