Topojani: Këtë vit do të pranojmë mbi 300 kandidatë

Drejtori i shkollës fillore për të rritur ,,AS Makarenko”-Shkup Hazbi Topojani tregon se nën moton ,,Arsim nga lindja deri në vdekje,, se këtë vit shkollor në shkollën tonë kemi bërë regjistrimin mbi 300 nxënës (kandidatë).

Marketing

Mësimi do të zhvillohet në 9 qendra arsimore në territorin e qytetit të Shkupit. Mësimi zhvillohet në gjuhën maqedone dhe gjuhën shqip. Kërkesa themelore është që kandidatët të jenë të moshës madhore mbi 15 vjeç.

Shkolla u ofron të gjithë kandidatëve të interesuar mundësinë për të përfunduar dhe kompletuar arsimin fillor si dhe për të vazhduar shkollimin në shkollat e mesme.

Regjistrimi është afër përfundimit, por ka ende mundësi deri në fillimin e muajit shtator të regjistrohen të interesuarit.