Torino është mundësia e fundit e Muriqit për shkëlqim

13:00 | 17 Maj 2021

Marketing

Vedat Muriqi po vuan me formën e tij në Lazio.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, kosovari nuk ka shënuar gol që 1002 minuta dhe është bërë një simbol i një merkato të dështuar, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetës, ndeshja ndaj Torinos do të jetë “treni i fundit” për Muriqin nëse dëshiron qëndrimin në Lazio.

Ai do të jetë titullar dhe Correa e Caicedo nuk do të paraqiten në këtë takim.

Muriqi ka një gol në 25 ndeshje në Serie A, forma e tij pati rënie e ngritje që nga transferimi i tij prej 18 milionë euro nga Fenerbahce.

Së pari lëndimi e pastaj situata me COVID-19, sidoqoftë, ndeshja e nesërme ndaj Torinos do të jetë mundësia e fundit për ta dëshmuar vetën e tij në Romë./Lajmi.net/

Marketing