Torino mund Lacion dhe vendos dy rekorde

Torino e ka mbyllur kampionatin me një fitore të bukur 3-1 kundër Lazio-s, duke siguruar vendin e shtatë në renditje, por duke mos arritur të kualifikohet në kompeticionet e ardhshme europiane. 63 pikët e grumbulluara nga Torino janë një rekord në historinë e klubit në epokën e Serisë A me tri pikë për fitore.

Marketing

Gjithashtu, falë fitores së sotme, skuadra Mazzarrit ka vendosur edhe një rekord për sa i takon numrit të pikëve të grumbulluara në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi (38).

Golat e ndeshjes janë shënuar në pjesën e dytë, Faluqe (51′), Lukic (53′) dhe De Silvestri (80′) kanë shënuar për vendasit, Immobile (66′) për miqtë. Bardhekaltrit e mbyllin kampionatin në vendin e tetë.

Marketing