Torta provokuese dhe ditëlindja e çmendur e Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian ka festuar dje ditëlindjen e saj të 40- të në një festë gjigante, e cila u pasqyrua për ndjekësit nga motrat e saj, Kim dhe Khloe të cilat kanë ndarë herë pas herë disa momente nga festa.

Marketing

Hyrja në festën e saj ishte madhështore pasi përpos fishekzjarreve, Kourtney shoqërohej nga vajza e saj 6-vjeçare Penelope, ndërkohë që në sfond luhej me saksofon coveri  i Stevie Wonder “Isn’t She Lovely”.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte ishte torta e pazakontë në të cilën ishte vendosur një grua nudo në vaskë, tortë që të kujtonte fotografitë epike të disa viteve më parë kur Kourtney pozoi nudo.

Mbi tavolinë qendronin shishe të personalizuara vere me fytyrën e Kourtney’s ku shkruhej: “Gjëja më interesante për t’u parë”. Madje edhe tek kartopicetat shkruhej: “Kim, ka njerëz që po vdesin”, përgjigjia epike që Kourtney i dha Kimit kur humbi vathët e saj në det tek një nga seritë e “Keeping up with Kardashians”.

Urimet nga motrat e saj kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa miliona like mori urimi nga nëna e saj, Kriss Jenner, e cila shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen Kourtney. Nuk mund ta besoj që je 40 vjeç tani. Të dua më shumë nga sa mund ta imagjinosh, ti gjithmonë do jesh e vogla ime. Jam shumë e bekuar që jam mamaja jote dhe që të kam ty. Ti je zemra ime dhe të jam pafundësisht mirënjohëse për kujtimet tona. Të dua. Mami!”. 

Kourtney dukej fantastike në ditëlindjen e saj, me një fustan të zi pas trupit, që i nxirrte në pah linjat ndërsa kishte ftuar në festë thuajse të gjithë ishat e saj./Opinion.al

Marketing