Përgjegjësia më e madhe është tek MPB pavarësisht nëse është kërkuar burgim nga prokuroria apo jo, Gruevski nuk ka qenë i pranishëm në publikimin e aktakuzës. Ai me siguri atëherë ka qenë jashtë vendit, edhe është kthyer dhe në këtë rast ka pasur shancë tre ditë që të ikë.

Këtë e ka deklaruar avokati Aleksandar Tortevski për mediat.

“Abolimi që e ka dhënë kryetari Ivanov dhe shfuqizimi i saj është paksa e komplikuar dhe mund të shfrytëzohet në rastin për Gruevskin në Hungari ku do të merr ndihmë nga regjimi i Orbanit. Njejtë si edhe vendimi i gjykatës së lartë në Greqi për Grujevskin dhe Boshkovskin”, ka thënë Tortevski.