‘Tortura’, dëshmitari me deklarata kontradiktore

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve sot në Gjykatën penale në Shkup vazhdoi gjykimi për mënyrën e arrestimit të Lube Boshkovskit në vitin 2011, lënda “Tortura” e PSP-së. Në seancën e sotme u morën në pyetje vetëm dy dëshmitarë, ndërsa dy të tjerë të planifikuar nuk u paraqitën dhe kështu gjykimi është shtyrë për më 2 prill në orën 10:00.

Marketing

Në “Tortura” së bashku me Sasho Mijallkov akuzohen edhe ish-njeriu i parë i njësisë Alfat, Ivica Antevski Puki dhe edhe pesë pjesëtarë të njësitit.

Dëshmitari Lubomir Mihajlovski, i cili është avokat, tha se më 6 qershor të vitit 2011 rreth orës 16.00 i është paraqitur personalisht Lube Boshkovski për të shkuar në stacionin Gazi Babë për ta mbrojtur, sepse e kishin privuar nga liria.
“Kur e pyeta çka ka ndodhur më tha se është rast i montuar dhe se nuk ka marrë para. ishte shumë i revoltuar. Më tha ‘tërë kohën jam për Maqedoninë dhe shiko çka më bënë’ Ankohej se i kishin vendosur pranga dhe e kanë shtrirë në tokë dhe nuk ka pasur nevojë pse të mos rezistojë”, ka deklaruar dëshmitari.

Duhej të shkonim në parkingun në Vodenicë, ku do të kryhet bastiste në automjet, që dy orë ishte lënë ashtu i hapur.
“Unë ju thash”. Për mua bastisja është jolegjitime. Pas aq kohe, Lube në stacion, ndërsa automjeti në parking, çdo kush ka mundur të futë çfarë të dëshirojë në të. Unë i thash të mos nënshkruajë asgjë dhe automjeti është marrë prej atje pa asnjë konfirmim për lëndët e marra”, theksoi avokati.

I pyetur nga prokurori Lubomir Lale nga PSP-ja, për të cilin u ankua konkretisht, dëshmitari i përmendi personat e autorizuar të cilët e kanë kryer arrestimin.
Theksoi se nuk ka pasur lëndime të dukshme fizike tek Boshkovski.
Dëshmitari tha se atë natë Boshkovski kishte dalë para gjykatës.

Në pyetjen nga mbrojtja si ishte i veshur Boshkovski dhe nëse ka pasur pluhur në veshjen e tij, dëshmitari tha se ajo ishte moti dhe se kujton vetëm se ka mbajtur një këmishë dhe bluzë.
Në pyetjen nga avokati i të dëmtuarit nëse e ka parë Boshkovskin pa këmishë dhe bluzë duke e marrë parasysh se në deklaratë ka thënë se nuk ka pasur lëndime të dukshme në vete, dëshmitari tha jo.

Në fillim të seancës gjyqësore gjykatësja Aleksandar Risteska informoi se dy dëshmitarët nuk janë lajmëruar në gjykatë dhe theksoi se tani më ka kërkuar që përmes MPB-së të konfirmohet qasja.

Dëshmitari i dytë Igno Stojkov, tha se ka parë një pjesë të arrestimit të Lube Boshkovskit dhe se atëherë ka punuar si inspektor i përgjithshëm i njësitit Alfa.

“Kam parë duke vrapuar, si Boshkovski e hedh çantën dhe më pas e kam parë arrestimin siç ishte. Si kolegët e shtyjnë për të hyrë në automjet. Nuk desha të afrohem, sepse, megjithatë, njihesha me Boshkovskin dhe prandaj mora maskë taktike dhe jelek”, tha dëshmitari.

I pyetur nga prokurori Lubomir Lale nga PSP, nëse kështu ka dëshmuar edhe në PP, dëshmitari tha se nuk kujton. Theksoi se ishte dëshmitar i Lube Boshkovskit në Hagë dhe se ata njiheshin personalisht. .

Marketing