Seanca për “Torturën” sot përsëri është anuluar, këtë herë për shkak të sëmundjes së njërit nga të akuzuarit Filip Atanasov. Avokati i tij Lupço Shfërgovski ka dorëzuar vërtetim mjekësor me datë të djeshme ku shkruan se i akuzuari ka temperaturë të lartë dhe virozë.

Gjykatësja Aleksandra Ristevska doli me vërejtje se do të jetë kjo shtyrja e fundit. Seanca e re është caktuar më 9 korrik.

Në seancën kanë marrë pjesë i dëmtuari Lube Boshkovski, i akuzuari i parë Sasho Mijallkov si dhe të akuzuarit tjerë Novica Stankovski, Petar Milloshevski dhe Jovan Gocevski.

evn