Për shkak të kërkesës së mbrojtjes sot në Gjykatën Penale u anulua lënda “Total” e Prokurorisë Publike Speciale. Në “Total” i dyshuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Latas për fshehjen e tatimit.

Sipas aktakuzës së PPS-së, i dyshuari ka dhënë të dhëna të rrejshme në llogaritë përfundimtare dhe fletëparaqitjet për tatimin me ç’rast përmes personave juridikë ka fshehur tatim në shumë prej 7.466.981 denarë apo 121.414 euro, ndërsa personalisht personi fizik ka fshehur 3.876.471 denarë apo 63.032 euro.