Tottenham afër marrëveshjes me yllin e Real Madrid

Skuadra e Tottenham Hotspur është shumë afër një transferimi të madh në këtë merkato.

Marketing

Mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos, është shumë afër që t’i bashkohet planeve të Mauricio Pochettino.

‘Estadiodeportivo’ raporton se Spurs janë afër që të finalizojnë marrëveshjen me Real Madrid.

Ish lojtari i Betis ishte një nga më të mirët e Spanjës (U-21) në triumfin e tyre në kampionatin evropian.

Javëve të kaluara është folur edhe për një kalim të mundshëm të Ceballos tek Milan, por lojtari ka hedhur poshtë gjithçka.

Tani duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Premierliga, me finalistët e Ligës së Kampionëve që janë gati të nënshkruajnë me të.

Marketing