Tottenham, debutim me fitore i Mourinho-s, mundi West Ham 3-2

Jose Mourinho debuton me fitore në rikthimin e tij në Premier League. skuadra e Tottenham fitoi derbin londinez me rezultatin 3-2 duke marrë 3 pikë shumë të çmuara.

Marketing

Skuadra e Hotspurs mori avantazhin e 3-fishtë me gola të Son, Lucas Moura në pjesën e parë dhe të Harry kane në të dytën.

West Hami arriti të gjejë 2 herë rrjetën me Antonion dhe Ogbonan por pa mundur dot të të evitojë disfatën. me këtë fitore skuadra e Tottenhamit ngjitet në kuotën e 17 pikëve në Premier leaguen Angleze pas 13 ndeshjeve të zhvilluara.