Tottenham fiton me spektakël, kthehet në vendin e dytë

Tottenham ka fituar në Wales sonte me rezultat 0-3, derisa ka kaluar përsëri në vendin e dytë në Premier Ligë, s’paku deri të enjten ku Manchester City pret Liverpoolin në Etihad Stadium

Marketing

Tottenham i është kthyer fitoreve pas befasisë në vikend ku humbi me rezultat 1-3 në shtëpi të tyre.
Por, sonte skuadra e Pochettinos ka arritur një fitore të lehtë kundër Cardiff City duke e mposhtur atë me rezultat 0-3.

Që në pjesën e parë u vulos fati i këtij takimi, dhe atë brenda 30 minutave.

Kane shënoi golin e parë në minutën e 3-të te ndeshjes, ku zuri në gjumë mbrojtjen vendase.
Rezultati u dyfishua në minutën e 12 po ashtu me një gol interesant të Christian Eriksen kurse goli i tretë erdhi në minutën e 26-të me Son Heung-Min.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Tottenham kishte disa mundësi për gol por nuk i realizoi derisa Cardiff nuk kishte fuqi për t’u kthyer në lojë.

Me këtë fitore Tottenham ngjitet në vendin e dytë më 48 pikë, një më shumë se Manchester City dhe gjashtë më pak se Liverpool që është në vendin e parë.

Por, këto dy skuadrat e fundit pritet që të luajnë në derbin e kësaj jave, ku kampioni në fuqi, Manchester City pret Liverpoolin në Etihad Stadium të enjten.

Marketing