Tottenham tregon ‘dhëmbët’, e mposht Manchester Cityn

Tottenham ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mundur në shtëpi 1:0 Manchester Cityn, të martën mbrëma.

Marketing

Skuadra e Mauricio Pochettinos, ka arritur të marrë fitoren e parë në stadiumin e ri, ku kanë mposhtur Manchester Cityn me rezultat minimal 1:0.Mysafirët e Pep Guardiolas, kanë mundur që në minutën e 13’ të kalojnë në epërsi, kur Sergio Aguero nuk ia doli t’i shënonte nga penalltia Hugo Lloris, që pati një mbrëmje spektakolare në këtë ndeshje.

Në fillim të pjesës së dytë, për Tottenham gjërat në fazën e sulmit u vështirësuan, kur Harry Kane pësoi një lëndim të rëndë, duke mos mundur të vazhdonte ndeshjen.Pas daljes së Kane, udhëheqjen e skuadrës e mori Son Heung Min, që në minutën e 78’, shënoi golin e fitores për Tottenham Hotspur, përballë rivalëve të vështirë, siç janë skuadra e Manchester Cityt.

Marketing