Tottenham zbarkoi në Shkup, Gjoka: Nuk është e lehtë të përgatisësh ekipin për një ndeshje me nivel të lartë

Trajneri Zhoze Murinjo së bashku me ekipin e tij arriti në Shkup. Shkëndija e Tetovës nesër në kuader të Europa Ligës do të përballet me ekipin anglez Tottenham. Trajneri i kuqe zinjve, Ernest Gjoka thotë se të përgatisësh një ndeshje të nivelit kaq të lartë europian nuk është e lehtë. Ndërsa kapiteni i Shkëndijës Egzon Bejtullahu para mediave tha se do të japin maksimumin në fushën e gjelbër.

Marketing

“Sigurisht që të përgatisësh një ndeshje të një niveli kaq të lartë të europian nuk është e lehtë, por mendoj që nga eksperiencat që kemi por edhe nga gjëja më kryesore që kemi cilësinë brenda kemi lojtarë që kanë shumë eksperiencë, ta bëjnë punën e lehtë. Sigurishtë që të bësh një analizë të një kundërshtari si Tottenham nuk është kaq e thjeshtë duke analizuar deri në detaje çdo lëvizje të atyre teknike, taktike por edhe fizike, por edhe me këtë jemi marrë deri diku e kemi zbërthyer gjithçka kundërshtarin tash presim se si do të reagojmë ne në fushë”, deklaroi Ernest Gjoka – Trajner i KF Shkëndijës.

“Ne e dimë që Tottenham ka lojtar cilësor që përballen me ekipe shumë të mëdhaja, mirëpo ne mundohemi gjithmonë si lojtarë të japim maksimumin në fushë, ndërsa rezultati do tregojë nesër”, u shpreh Egzon Bejtullahu – Kapite i KF Shkëndijës./TV21