Tottenhami e shkarkon Pochettinon

Tottenham Hotspur e ka shkarkuar Mauricio Pochettinon nga posti i trajnerit të ekipit, pas plot vjetëve në detyrë.
Nën udhëheqjen e Pochettinos gjatë kësaj periudhe, Tottenhami përfundoi në top katërshe të Premierligës katër herë, si dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19, raporton Gazeta Express.

Marketing

Megjithatë, klubi londinez i ka fituar vetëm pesë ndeshjen deri tani këtë sezon dhe kryetari i klubit, Daniel Levy, e bëri të qartë se nevojitet një ndryshim i madh për të mirën e klubit.

“Ne kemi ngurruar tejet shumë për ta bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim të cilin bordi e ka marrë lehtësisht apo me nxitim”, ka thënë Levy.
“Na vjen keq sepse rezultatet në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij sezoni janë tejet zhgënjyese”, shtoi ai.

“Mauricio dhe stafi i tij do të jenë gjithmonë në historinë tonë”, theksoi ai.
Derisa Tottenhami pati një sezon të suksesshëm në Evropë edicionin e kaluar, forma e tij në ligë ka qenë tejet e dobët shumicën e vitit 2019.

Që prej fitores 3:1 kundër Leicester City më 10 shkurt, Tottenhami i ka fituar vetëm gjashtë nga 24 ndeshjet e fundit në Premierligë.
Momentalisht, Tottenhami renditet në pozitën e 14-të në Premierligë.

Marketing