I dha lamtumirën Romës në vitin 2017, por dëshira e Tottit ishte ta veshë fanellën e klubit të fëmijërisë edhe për të paktën një sezon.

Francesco Totti e ka konfirmuar largimin nga Roma pas plot 30 vjetëve në shërbim të klubit të fëmijërisë, duke u thirrur mbi mospajtime të skajshme me drejtuesit, raporton Gazeta Express.

Ish-kapiteni i verdhekuqeve u largua sot edhe zyrtarisht nga roli i drejtorit sportiv të Romës, duke e akuzuar dhe kritikuar pronarin miliarder amerikan, James Pallota, se nuk ia ka idenë se çfarë po bën me klubin.

Totti asnjëherë nuk e kishte shprehur zemërimin e tij që klubi nuk i kishte ofruar kontratë të re dhe e kishte shtyrë drejt pensionimit në vitin 2017, por e nisi një përvojë të re duke e marrë rolin e drejtorit sportiv përkrah Monchit.
Totti e konfirmoi se dëshira e tij ishte të luajë edhe një sezon, por e detyruan atë të pensionohet, edhe pse i kishin dhënë fjalën.

“Të gjithë e dine se ata nuk më lejuan të luaj, derisa si drejtor bën shumë premtime, por në fund nuk e mbajtën asnjë”, u shpreh Totti.

Ai iu bashkua akademisë së Romës në vitin 1989, dhe bëri debutimin me ekipin e parë më 1993 si 16-vjeçar. Ai e mbylli ka karrierën me Romën duke shënuar 307 gola në 785 ndeshje, ka fituar Serinë A më 2001 dhe dy herë Kupën e Italisë. Ai gjithashtu e ka fituar edhe Kupën e Botës me Italinë.