Yaya Toure ka dalë me akuza të rënda për ish trajnerin e tij, Pep Guardiola.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë, ka kaluar momente jo të mira te Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolas.

Situatë të njëjtë, Toure ka pasur edhe sa ishte pjesë e Barcelonës, kur ishte detyruar të largohet.

“Dukej sikur ai ishte xheloz, pasi më shihte si rival… sikur po i merrja qendrën e vëmendjes. Ai më ka trajtuar shumë keq. Me të vërtetë mendoni se do të ishte sjellë kështu me Iniesta-n? Në një pikë kam pyetur veten mos është për shkak të ngjyrës së lëkurës”, ka deklaruar Toure.

“Nuk jam i pari, edhe lojtarë të tjerë të Barça-s e kanë bërë këtë pyetje. Mbase ne afrikanët nuk trajtohemi njësoj nga njerëz të caktuar. Kur sheh se ai ka pasur probleme me lojtarët afrikanë kudo që ka qenë, krijoj dyshimet e mia.”