Tradhtia bashkëshortore nuk është më vepër penale

Gjykata e Lartë e Indisë vendosi që tradhtia bashkëshortore të mos jetë më vepër penale.

Marketing

Ligji i epokës koloniale, 158 vjet i vjetër, parashikonte që çdo burrë që ka marrëdhënie intime me grua të martuar, pa lejen e burrit të saj, të shpallet fajtor për veprën penale të shkeljes së kurorës.

Nuk është e qartë se sa burra janë dënuar me këtë ligj.
Ai është ligji i dytë i epokës koloniale që u përmbys këtë muaj nga Gjykata e Lartë e Indisë.
Ditë më parë, ajo ka shfuqizuar ligjin që kriminalizonte marrëdhëniet intime midis homoseksualëve.

Marketing