Tradita vazhdon. Me kualifikimin e Kroacisë në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018-të, Interi dhe Bayern Munich janë dy klubet e vetme që kanë minimalisht nga një lojtar në finalen e Botërorit që nga viti i largët 1982.

Një stastikë sa e veçantë aq edhe domethënëse. Tashmë mbetet për tu parë nëse trajneri i gjelave Didier Deschamps do t’i japë disa minuta mesfushorit të Bayernit Tolisso në finalen e Luzhnikit ndaj kroatëve për të mos e prishur traditën që zgjat prej plot 36 vitesh, sepse nëse Perisic dhe Brozovic janë dy titullarë fiksë te Kroacia dhe Interi e ka sigurtë që një lojtar zikaltër do të luajë edhe në finalen e Moskës.

Tolisso është një alternativë e vlefshme në mesfushën e Francës që aktivizohet përgjithësisht nga stoli. Ja dhe lista e plotë e futbollistëve të Bayernit dhe Interit që kanë luajtur në finalet e Kupës së Botës që nga viti i largët 1982.