Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata dhe me intensitet mesatar

Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, me intensitet të matur në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Marketing

Në drejtimin rrugor Kërçovë – Ohër afër fshatit Vërbjan, të martën, për shkak të punëve në rrugë (minim) në periudhën mes orës 12:00 dhe 15:00, komunikacioni do të ndërpritet 10 – 15 minuta.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim posaçërisht të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ka mundësi për dukuri të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing