Trafikuan dhjetëra persona në Britaninë e Madhe, arrestohen 7 shqiptarë

Shtatë shqiptarë janë arrestuar këtë të martë në Londër, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në një rrjet të trafikimit të emigrantëve.

Marketing

Sipas mediave vendase, grupi kriminal kishte trafikuar qindra shqiptarë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme.

Ata i transportonin emigrantët në pjesën e pasme të furgonëve kundrejt pagesës prej 25 mijë paund.

Të arrestuarit, përfshirë edhe drejtuesin e bandës, ishin të moshave nga 26 deri në 44 vjeç.

Grupi shqiptar besohet të ketë përdorur kontakte në Francë, Gjermani, Hollandë dhe Poloni për funksionimin e rrjetit.

Marketing