Një tragjedi e rëndë ka pllakosur sot Kanjonin e Matkës dhe vizitorët e saj.

Rreth orës 16-të një shqiptare e re nga Kosova i është afruar lumit Treska për t’i larë duart, mirëpo fati i keq ka qêlluar që të rrëshqasë në ujë, thonë dëshmitarët okular për Almakos.

Ujërat e shpejta në Matkë nuk i kanë lënë hapësirë kosovares që të del në brigje, ndërsa situatën e ka rënduar shtatëzania e saj.

Më në fund disa persona kanë arritur ta nxjerrin jashtë lumit kosovaren. Por ka qenë gjithçka vonë, sepse tashmë shpirti i saj i ishte drejtuar amshimit, theksojnë tutje dëshmitarët okular për Almakos.

Sipas tyre ndihma e shpejtë është vonuar më shumë se një orë. Identiteti i kosovares së vdekur është i panjohur për redaksinë e Almakos, edhe përkundër tentimit të thirrjeve tona në MPB për këtë çështje, ata ende nuk na janë përgjigjur.

Për detaje më të hollësishme do të ju njoftojmë gjatë ditës së nesërme.

Artikulli paraprakOse amnisti ose do të asim se kush na urdhëroi më 27 prill, letra kërcënuese
Artikulli tjetërAdnan Ismaili, i ftuar në inaugurimin e Presidenti Erdoğan