Tragjedi në Gjilan: Policja vret prindërit, dy vëllezërit e më pas veten

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Gjilan. Një efektive policie ka vrarë 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas ka vrarë veten.

Marketing

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në Stacionin Policor në Gjilan, me armë zjarri ka vrarë dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj pastaj i dha fund dhe jetës së vet

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar.

Marketing