Tragjedi në Greqi/ Stuhia i merr jetën 6 turistëve, mes tyre 2 fëmijë

Vala e motit të keq në Greqi ka shkaktuar viktima. Sipas mediave greke një stuhi e madhe ka goditur ishullin Halkidiki duke iu marrë jetën 6 turistëve, ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nga raportimet bëhet e ditur se mes 6 viktimave janë edhe dy fëmijë të moshave 8 dhe 2 vjeç.

Sipas mediave greke viktimat janë një grua 54-vjeçare dhe djali i saj 8-vjeçar të cilët ndodheshin në një restorant kur stuhia shkatërroi çatinë e godinës.

Një 39-vjeçar rus dhe me të birin vetëm 2-vjeçar të cilët ishin poshtë një peme, kur erërat e fuqishme e rrëzuan atë përtokë.

Turistë të tjerë të mbetur të vdekur ishin dy të moshuar nga Republika Çeke. Ata ndodheshin në rulot së bashku me djalin e tyre dhe nipin 19-vjeçar si dhe e kishin parkuar rulotin në plazh, ku prej stuhisë u shkatërrua i gjithi.

Çifti i moshuar humbi jetën menjëherë, djali i tyre ka mbetur i plagosur, ndërsa nipi 19-vjeçar pati vetëm lëndime të lehta.

Në vetëm pak minuta stuhia ka rrafshuar çdo gjë në ishull. Ajo ka shkaktuar dëme të mëdha ku është shkruar se dhjetëra pemë janë shkulur, disa shtëpi janë rrënuar dheshumë dyqane të dëmtuar tërësisht, gjithashtu edhe dhjetëra makina janë përmbysur.

Probleme të mëdha  ka me energjinë elektrike, dëme të pronës private dhe të infrastrukturës./Opinion.al/

 

evn