Tragjedi në një byrektore në Shkup: Bie nga shkallët dhe vdes në vendngjarje

Rreth orës 09.20 në Sektorin për punë të brendshme Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Debarca’ 54 vjeçari Z.P. nga Shkupi derisa ka qenë duke e bartur një mjet nga një byrektore në hapësirën e bodrumit është rrëzuar në shkallë dhe nga lëndimet ka vdekur në vendngjarje.

Marketing

Nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar në obduksion.

Marketing