Tragjedi në Paris, vriten 4 fëmijë dhe një grua nga e njëjta familje

Një ngjarje tragjike ka tronditur Parisin këtë të shtunë.

Marketing

Sikurse raportohet, katër fëmijë dhe një grua nga e njëjta familje janë vrarë me thikë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Noisy-le-Sec, ndërsa edhe 5 persona të tjerë janë plagosur.

Sipas mediave franceze, i dyshuari si autor i kësaj ngjarje vrau gruan e tij dhe dy fëmijët, si dhe dy nga nipat e tij.

Ngjarja dyshohet të ketë nisur pas një konflikti në një familje, e cila ishte me origjinë nga Sri Lanka.

Marketing