Tragjedi në Përmet/ Humb jetën e mitura, kishte shkuar për peligrinazh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një 14-vjeçare ka rënë në humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Burime bëjnë me dije se e mitura është identifikuar si Aanamaria Qirici, ndërkohë që trupi i saj gjendet ende në humnerë në afërsi të fshatit Lipan.

Pritet që të mbërrijnë forcat e specializuara për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të të miturës, ndërsa mbeten ende mister rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Marketing

Mësohet se e mitura ka shkuar me familjen për të bërë rituale fetare, pasi aty pranë gjendej një vend që konsiderohej i shenjtë.

Marketing