Universiteti “Shën.Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndanë dhimbjen me familjet e të gjithë atyre që humbën jetën në aaksidentin e trafikut që ndodhi të mërkurën në autostradën Shkup-Tetovë dhe ju shprehë ngushëllimet e sinqerta për humbjet e pakompenzueshme.

“Nga dëshira për tu ndihmuar familjeve anëtarët e së cilëve janë të lënduar dhe gjenden për kurim në Qendrën Urgjente “8 Shtatori” dhe në Klinikat tjera në territorin e Qytetit të Shkupit, Univesriteti “Shën.Kirili dhe Metodi” i ofron kapacitetet e veta të disponueshme për akomodim në Shtëpinë e të pasdiplomuarve që ndodhet në a fërsi të spitalit, prapa Fakultetit pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit”

Si dhe në ndërtesën e lektorëve e cila është e locuar në komunën Aerodrom”, thuhet në njoftimin e Universitetit “Shën.Kirili dhe Metodi”.