Një fëmijë katërvjeçar është lënduar rëndë mbrëmë në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup pasi është përplasur nga automjeti motorik “Kia” me targa të Shkupit, të drejtuar nga T.R. (59) nga Shkupi.

Nga goditja, siç kumtoi MPB-ja, djali ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”-Shkup.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup