Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

?????????????????????????????????????????????????????????

Ministri i sapozgjedhur i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, është i lindur më 8 nëntor 1967 në Kumanovë. Ai është inxhinier i diplomuar i bujqësisë, ndërsa diplomën e mori në Fakultetin e bujqësisë në Shkup.

Marketing

Prej marsit të vitit 2019 Dimkovski është udhëheqës i Sektorit për zhvillim rural pranë Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa prej qershorit të vitit 2017 deri në zgjedhjen për udhëheqës të këtij Sektori ishte shef i kabinetit të ministrit të deritanishëm të Buqjësisë, Ljupço Nikollovski.

Gjatë tërë karrierës së tij profesionale ai punon në pozita të ndryshme të lidhura me bujqësinë. Paraprakisht ishte edhe këshilltar i posaçëm i Nikollovskit, kur ai ishte zëvendësministër plotësues i Bujqësisë në Qeverinë teknike para zgjedhjeve parlamentare.

Dimkovski e ka kryer edhe funksionin Drejtor ekzekutiv në Federatën e fermerëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, koordinues i projektit për mbështetje të shoqatave bujqësore, SAFARM2, si dhe menaxher i shoqatës së prodhuesve bujqësorë-Kumanovë.

Marketing