Trajanov: Qytetarët të votojnë për një Maqedoni Europiane

Udhëheqësia e Lidhjes Demokratike në krye me Pavle Trajanov në seancë në cilën morën pjesë edhe kryetarët e degëve komunale të LD-së, solli vendim për kyçjen e Lidhjes Demokratike në fushatën informative lidhur me referendumin e ardhshëm që do të mbahet më 30 shtator, transmeton Zhurnal.

Marketing

Lidhja Demokratike në kuadër të koalicionit “Për një Maqedoni Europiane”, përmes kontakteve të drejtpërdrejta, takime me qytetarët, tribuna, mitingje dhe pjesmarrje nëpër debate dhe aktivitete tjera, qytetarët do ti informon për Marrëveshjen e arritur me Greqinë dhe perspektivat që do të hapen me antarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Europian.

Nga kjo parti thonë se me hyrjen në NATO dhe BE do të forcohet karakteri unitar i shtetit, kohezioni i brendshëm, sundimi i së drejtës dhe do të krijohen kushte për zhvillim të ekonomisë.

Marketing